Sa përqind e konsumatorëve u prekën nga tarifat e reja të energjisë?

Sa përqind e konsumatorëve u prekën nga tarifat e reja të energjisë?

KESCO ka bërë një analizë lidhur me shpenzimin e energjisë elektrike pas vendosjes së tarifave të reja.

Sipas KESCO-s, 93% e konsumatorëve kanë paguar vetëm me tarifat e vjetra të energjisë.

E nga rritja e çmimeve, sipas KESCO-s janë prekur vetëm 7% e konsumatorëve.

“Rreth 93 për qind e konsumatorëve në bazë të analizave që ka bërë KESCO për faturat e shkurtit, kanë paguar vetëm me tarifat e vjetra. Pra, nuk janë afektuar fare me tarifat e reja të energjisë elektrike. Kjo ka ndodhur pasi KESCO me miratim të ZRRE-së, në faturat e muajit shkurt, më datën 9 shkurt njehsimin e ka filluar nga 0kWh dhe kjo ka bërë që 93% e konsumatorëve të mos preken nga çmimet e reja, sepse konsumatorët nuk e kanë tejkaluar 800kWh, që është njehsuar me tarifat e vjetra, të para datës 9 shkurt”, thuhet në njoftim.

Nga KESCO u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë për shkak se sipas tyre nga ky muaj komplet fatura do të llogaritet sipas tarifave të reja.

“Por, tashmë ka filluar periudha kur janë në fuqi tarifat e reja, me çmime të reja. Dihet që tashmë, për të gjithë konsumatorët e amvisërisë bllok-tarifa fillon nga shpenzimi mbi 800kWh. Në këto rrethana, lusim konsumatorët të kenë kujdes maksimal në kontrollimin e shpenzimit, pasi për shpenzimet mbi këtë sasi tarifat janë dukshëm më të larta. Lidhur me aplikimin e tarifave të reja dhe për t’i ndihmuar konsumatorët që të mos e kalojnë pragun e bllok-tarifës, KESCO do të zhvillojë edhe një fushatë ndërgjegjësimi që nis këtë muaj”, thuhet më tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Rreth 93 për qind e konsumatorëve në bazë të analizave që ka bërë KESCO për faturat e shkurtit, kanë paguar vetëm me tarifat e vjetra. Pra, nuk janë afektuar fare me tarifat e reja të energjisë elektrike. Kjo ka ndodhur pasi KESCO me miratim të ZRRE-së, në faturat e muajit shkurt, më datën 9 shkurt njehsimin e ka filluar nga 0kWh dhe kjo ka bërë që 93% e konsumatorëve të mos preken nga çmimet e reja, sepse konsumatorët nuk e kanë tejkaluar 800kWh, që është njehsuar me tarifat e vjetra, të para datës 9 shkurt.

Por, tashmë ka filluar periudha kur janë në fuqi tarifat e reja, me çmime të reja. Dihet që tashmë, për të gjithë konsumatorët e amvisërisë bllok-tarifa fillon nga shpenzimi mbi 800kWh. Në këto rrethana, lusim konsumatorët të kenë kujdes maksimal në kontrollimin e shpenzimit, pasi për shpenzimet mbi këtë sasi tarifat janë dukshëm më të larta.

Lidhur me aplikimin e tarifave të reja dhe për t’i ndihmuar konsumatorët që të mos e kalojnë pragun e bllok-tarifës, KESCO do të zhvillojë edhe një fushatë ndërgjegjësimi që nis këtë muaj.

Çmimet e energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së tyre në berzat ndërkombëtare, ku në fund të vitit u shënua deri në dhjetëfishin e tyre, krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Nga këto nuk mundi të shpëtojë as Kosova, pasi është vend importues, ku një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike duhet të sigurohet nga importi gjatë periudhës së dimrit, kur edhe kërkesa në Evropë është më e larta dhe rrjedhimisht edhe çmimi.

Përdorimi i energjisë elektrike në mënyrë efiçiente dhe i formave alternative të ngrohjes, ul varësinë nga importi dhe rrjedhimisht edhe ndikimin e çmimeve globale të saj te ne.

Related Articles