Mehaj: Me buxhetin tonë është i vështirë forcimi i ushtrisë, atdheu ynë ka nevojë për ne

Mehaj: Me buxhetin tonë është i vështirë forcimi i ushtrisë, atdheu ynë ka nevojë për ne

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka komentuar hapjen e Fondit të Sigurisë nga Qeveria e Kosovës.

Mehaj tha se ky fond është hapur pasi që është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet, sipas tij kjo është e vështirë të bëhet me buxhetin që qeveria ka ndarë për ushtrinë, raporton Gazeta Enimga.

“Atdheu ynë ka nevojë për ne, jam i bindur që do t’i përgjigjemi pozitivisht siç kemi bërë gjithmonë. Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm”, ka thënë Mehaj.

“Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së”, ka potencuar ai.

Ai ka potencuar se Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

“Ju falënderojë për të gjitha mesazhet që më keni dërguar, ekziston një mobilizim dhe vullnet i jashtëzakonshëm për të dhënë donacione për ushtrinë tonë. Ushtria jonë buron nga populli. Ajo i shërben vetëm popullit dhe paqes”, ka shkruar Mehaj.

Kujtojmë se dje, me vendim të kryeministrit Kurti, është themeluar Fondi i Sigurisë që ka për qëllim mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës./GazetaEnigma/

Related Articles