BE: Moska dhe Pekini po dezinformojnë për vaksinat anti COVID-19

BE: Moska dhe Pekini po dezinformojnë për vaksinat anti COVID-19

Bashkimi Evropian ka thënë se Pekini dhe Moska kanë dezinformuar me qëllim të denigrimit të vaksinave kundër COVID-19 të zhvilluara nga vendet perëndimore.

BE-ja tutje ka theksuar se këto dy vende përmes këtyre fushatave kanë për qëllim promovimin e vaksinave të tyre, duke synuar të dëmtojë besimin në vaksinat e bëra nga perëndimi.

“Që nga dhjetori, media ruse, autoritetet dhe kompanitë shtetërore janë bashkuar për të promovuar vaksinën Sputnik V duke përdorur mesazhe armiqësore ndaj BE-së”, thuhet në raport.

“Mediat Pro-Kremlin, duke përfshirë llogarinë zyrtare të Sputnik V në Twitter, janë përpjekur të minojnë besimin e publikut në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) dhe të hedhin dyshime mbi procedurat e saj dhe paanshmërinë politike”, vlerëson Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, Kina po promovon vaksinat e saj si “më të përshtatshme për vendet në zhvillim”, përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka shfaqur retorikë mashtruese në lidhje me sigurinë e vaksinave perëndimore dhe madje edhe mbi origjinën e COVID-19.

Related Articles