Këshilli Drejtues dhe kryesia e AAK-së e ndihmojnë Fondin e Sigurisë

Këshilli Drejtues dhe kryesia e AAK-së e ndihmojnë Fondin e Sigurisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues dhe kryesia së kësaj partie do ta ndihmojnë Fondin e Sigurisë.

Haradinaj tha se Fondi i Sigurisë do të ndihmohet kolektivisht nga anëtarët e të dy këtyre këshillave të AAK-së.

“E konsiderojmë obligim e detyrë që ta ndihmojmë këtë fond, i cili është ndihmesë për shtetin dhe për sigurinë nacionale e rajonale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, raporton Gazeta Enigma.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin për Siguri, që parashihet t’i ndihmojë Ushtrisë së Kosovës në forcimin ushtarak./GazetaEnigma/

Related Articles