Intervale më të gjata me diell në ditët e ardhshme, me ngrica orëve të mëngjesit. Në fundjavë ftohtë, kryesisht me vransira. Mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore, parashikon “Prishtina Weather”.
Të enjten e të premten, periudhat më të zgjatura të qetësive, mbajnë ndotësit në përqëndrime të mëtë rritura pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Të shtunën priten kushte për qarkullim më të mirë ajror, që mbanë ndotësit më të shpërndarë, ndërsa indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme në pjesën më të madhe të stacioneve.
3.03 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica.
4.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransira dhe intervale me diell. Përreth viseve malore në jug të vendit, në mbrëmje mundësi për fjolla bore.
5.03 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi edhe për reshje shiu dhe bore
6.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë, me reshje të dobëta bore orëve të mëngjesit, e gjatë ditës të përziera edhe me shi.
7.03 – Mbetet ftohtë, me vransira e intervale me diell gjatë ditës.
Temperaturat luhaten nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që lëvizin ndërmjet -5C e -2C. Maksimalet shënojnë një rritje të lehtë të enjten e premten në 6C deri 7C, e më pas zbresin deri në 4C e 2C në fundjavë.
Erërat do të fryjnë të lehta dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.