Moment prekës – Komandanti i KFOR-it qan kur flet për kosovarët: Jeni gjithmonë në zemrën time

Moment prekës – Komandanti i KFOR-it qan kur flet për kosovarët: Jeni gjithmonë në zemrën time

Sot, në kampin e ushtrisë amerikane në Sojevë të Ferizaj, Bondsteel është bërë ndërrimi i komandës. Për nëntë muajt e ardhshme shteti i Virgjinias do të komandojë me kampin ushtarak që garanton sigurinë e Kosovës.

Ndërrimi i komandës u përcoll me ceremoni ushtarake, ndërsa kur gjenerali i deritanishëm, Brey Hopkins mori fjalën dhe filloi të flas për kosovarët, nuk mundi t’i përmbajë lotët.

“Do të jeni gjithnjë ndryshimi, dhe gjithnjë do të keni një vend të veçantë në zemrat tona. Jeni të fuqishëm dhe të qëndrueshëm,  sikurse NATO, një forcë aleate që po qëndron këtu sot. Faleminderit gjithsecilit…”, u shpreh Hopkins në fjalën përshëndetëse.

Si komanduese në Bondsteel, Virgjinia e pason Vermontin.  Kjo i dha shtysë drejtuesit të ri të brigadës, Christopher Samulski, ta përmendë një fakt që ka të bëjë me historinë jo më të mirë mes këtyre dy shtetev.

“Gati 159 vjet më parë brigadat nga Virgjinia dhe Vermonti ndodheshin në një fushëbetejë, e luftuan njëri-tjetrin….por sot dy brigadat e ndajnë këtë fushë si vëllezër e motra armësh. Dhe kur mendoj për këtë histori, bindem se paqja është e qëndrueshme, siguria është diçka e arritshme, përmes punës dhe dialogut, dhe kjo më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit.”

Ndërrimi i komandës nënkupton edhe ndërrimin e afër 600 ushtarëve të rinj me të vjetër, të gjithë amerikanë. / Gazeta Enigma.

Related Articles