104 mijë e 717 persona janë infektuar me virusin korona në Kosovë. Shifra këto që janë raportuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19.
Virusi korona i mori jetën 2 mijë e 153 qytetarëve në vend.
Së fundmi numri i rasteve pozitive ka shënuar rënie. Ndërkohë që në vend janë 9 mijë e 485 raste aktive me COVID-19.