Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin në një lagje në perëndim të Kievit që pa bombardime intensive të dielën.
Kështu tha kryebashkiaku i Irpin, Oleksandr Markushyn në një deklaratë të dielën në Telegram.
Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë.
“Një familje vdiq, – tha ai, – para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur.”
Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi civilët që lëviznin nëpër postbllokun përpara se të ndodhte një shpërthim në një udhëkryq që dukej se ishte shkaktuar nga një predhë.
“Irpin është në luftë, Irpin nuk është dorëzuar,” – tha Markushyn.
“Një pjesë e Irpin u kap vërtet nga pushtuesit rusë, por një pjesë e Irpin po lufton dhe nuk dorëzohet”.
Markushyn pohoi se një tjetër evakuim do të fillonte nesër në mëngjes./Gazeta Enigma/
Irpin's mayor Oleksandr Markushyn said he saw 4 people die today: 2 adults and 2 children, who were trying to evacuate. He said in total 8 died. He says part of the city is under Russian control but 'Irpin has not surrendered, Irpin is fighting' pic.twitter.com/5qvxBpn99b— Isobel Koshiw (@IKoshiw) March 6, 2022