“Për dy vjet që nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19, personeli në Klinikën Infektive janë ballafaquar me punë jashtëzakonisht të rëndë në aspektin fizik, por edhe me ngarkesë psikike”, tha drejtori i kësaj Klinike Arben Vishaj.
Madje, ai tha se doktorët e Klinikës Infektive janë prekur dy herë nga ky virus, por që tash gëzojnë shëndet të plotë.
“Këto dy vjet pandemi ne kemi pasur një punë jashtëzakonisht të rëndë edhe në aspektin e ngarkesës psikike por edhe në aspektin e mundësisë për të ardhur deri te mundësia e infeksionit”.
“Shumë nga kolegët tanë kanë pasur deri në dy herë që kanë kaluar në infeksion me Covid, por profesioni jonë mbetet i tillë andaj mbetet të shihet në muajt në vijim si do të shkojë situata, por për momentin stafi shëndetësor i Klinikës Infektive është i qëndrueshëm dhe gëzon një shëndet të plotë”.
Ndërsa sa i përket përhapjes së valëve të reja ose edhe “zhdukja” e Covid-19, doktor Vishaj theksoi se është vështirë të predikohet, por çdo valë e re nuk do të jetë e intensiteti të më mëparshëm.
“Është vështirë të thuhet sepse ne nuk mund ta predikojmë, por sido që të jetë Klinika Infektive do të jetë e gatshme të ofrojë shërbim. Ne nuk mund të japim prognozë se a do të përfundojë këtë vit”.