Është arrestuar një person nga Podujeva për shkak se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12-vjeçar.
Kështu është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.
Tutje, në njoftim thuhet se 12-vjeçari ka marrë tretman mjekësor, kurse dyshuari pas intervistimit me vendimm të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhët në njoftim. /Gazeta Enigma/.