Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se situata në Ukrainë po përkeqësohet çdo ditë dhe se Franca do të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë nëpërmjet sanksioneve të ashpra.
“Situata po përkeqësohet çdo ditë. Njerëzit po vdesin, nuk kemi arritur të vendosim armëpushim”, ka thënë Macron për televizionin “LCI”.
Rusia ka njoftuar të hënën për korridore të reja humanitare për largime të civilëve. Mirëpo, Ukraina ka refuzuar ato korridore, pasi disa prej tyre çonin në Rusi apo Bjellorusi.