Federata e Futbollit të Kosovës ka vazhuar të ndajë çmimin për lojtarin më të mirë të javës “Ylli i Javës”.
Fatlum Gashi i KF Drenicës ka fituar çmimin për këtë javë pas performancës së mirë të tij ndaj Dritës, ku skuadra e tij arriti fitore minimale prej 2-1.
Mesfushori i qendror i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.
Ai shënoi eurogol në këtë ndeshje duke zhbllokuar rezultatin për fitoren e parë pas 5 viteve në përballje me ekipin e Dritës.