Serbët në qendër të skandaleve: Gjithë kapitenët e Eredivisie mbajnë shiritin me ngjyrat e Ukrainës, sulmuesi serb e refuzon

Serbët në qendër të skandaleve: Gjithë kapitenët e Eredivisie mbajnë shiritin me ngjyrat e Ukrainës, sulmuesi serb e refuzon

Një tjetër skandal vjen me mënyrën sesi Serbia është duke e mbrojtur Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainës.

Pas tubimeve në Serbi që ishin në mbështetje të Rusisë, pas koreve të tifozëve në shkallët e stadiumit, tanimë është momenti që lojtarët serbë të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Në Eredivisie kishin menduar që kapitenët të mbanin shiritin me ngjyrat e Ukrainës për ta mbështetur në këto momente.

Por, Dusan Tadiq e ka refuzuar atë, teksa ndaj Walwijk, kapiteni i Ajax nuk kishte ngjyrat e Ukrainës si për të treguar qartazi pozicionin e tij.

Tadiq mbante shiritin e zakonshëm të kapitenit në elitën e futbollit holandez.

/Gazeta Enigma/

Related Articles