Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se i ka mashtruar mësimdhënësit pikërisht në ditën e tyre.
“Kurti sot mashtroi mësimdhënësit në ditën e tyre”, ka thënë Haradinaj.
“Sot, kryeministri nuk tregoi se çfarë veprimesh ka ndërmarrë në përmirësimin e pozitës së tyre e as kur do t’i marrin pagat me rritje, ashtu siç u ka premtuar”./Gazeta Enigma/