Në Gjilan, të premten, një person u gjet i vdekur, pasi dyshohet se kishte rënë nga një lartësi.
A.S., rreth 45-vjeçar, vdekjen e të cilit e kishte vërtetuar mjeku kujdestar, sipas policisë, kishte vdekje natyrale.
Fqinjët e tij i thanë Klan Kosovës se i ndjeri, që dikur punonte taksist, ishte njeri i urtë dhe që shikonte vetëm punën e tij.
Familja e viktimës, që jetojnë në periferi të Gjilanit, shkaku i ndjeshmërisë së rastit, nuk pranoi të flasë për këtë ngjarje./Gazeta Enigma/