Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do t’u drejtohet ligjvënësve britanikë përmes një video lidhje të marten.
Kjo është hera e parë që një president i një vendi tjetër i drejtohet parlamentit britanik.
Zelenskiy, i cili ka folur me kryeministrin britanik Boris Johnson në disa raste që kur Rusia pushtoi vendin e tij, ka bërë një numër fjalimesh të pasionuara për liderët perëndimorë javën e fundit, duke kërkuar furnizime dhe mbështetje ushtarake, raporton Reuters.