Samuel Otunla, një student nigerian i veterinarisë, i cili ishte bllokuar në qytetin verilindor të Ukrainës, në Sumy, ka arritur të evakuohet.
Otunla u shpreh se ai dhe studentët e tjerë po evakuohen, pas 10 ditësh strehim në një bodrum nga bombardimet ruse.
“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi në autobus. Më në fund është një lehtësim të largohesh nga qyteti. Deri më tani kemi kaluar nëntë orë në rrugë”, tha ai për BBC, përcjell Gazeta Enigma.
Shoferi tha se nuk e di me siguri se ku po shkojmë dhe se ka vetëm një kolonë të tërë dhe ai po e ndjek, por duket se do të jetë një qytet në rajonin Poltavska.
Ministri i Jashtëm i Nigerisë ka falënderuar qeverinë ukrainase për organizimin e autobusëve dhe tha se të gjithë studentët nigerianë ishin larguar nga qyteti.