Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku Besnik Tahiri ka folur për ngritjen e çmimeve në Kosovë.
Sipas Tahirit, situata është e jashtëzakonshme, përderisa qeveria këtë gjendje po e trajton sikur të jetë e zakonshme.
Në emër të AAK-së, ai i ka propozuar Qeverisë së Kosovës pesë pika, që do të ndikonin në lehtësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës në këtë kohë.
“Kërkojmë që derisa të aprovohet ligji i pagave secilit zyrtar publik me vendim të qeverisë t`i ndahen nga 100 euro shtesë. Largimin e akcizës, përkohësisht për derivate Kërkojmë që të ketë subvencionime shtesë nga Ministria e Bujqësisë për ata që sigurojnë grurin e miellin, përmes riorganizimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë Të rritet paga minimale në Kosovë, vendim për pagën menjëherë Tashmë këtë e kemi në procedurë për Kushtetuese, tarifat e reja të energjisë, të ketë veprime urgjente”. /Gazeta Enigma/.