Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në një telefonatë që ata patën me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha një zyrtar i qeverisë gjermane.
Macron dhe Scholz gjithashtu i thanë Putinit se çdo zgjidhje për luftën në Ukrainë duhet të arrihet përmes negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, tha zyrtari gjerman.
Të tre ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim, shtoi zyrtari gjerman. / Gazeta Enigma.