Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas barazimit me Gjilanin se ekipi që ai drejton e ka dërrmuar kundërshtarin, raporton Gazeta Enigma.
Nuhiu theksoi se Drita ka bërë ndeshje të madhe.
“Festuam për ndeshje të mirë. Kemi bërë ndeshje të madhe, e kemi dërrmuar kundërshtarin në çdo aspekt. Na ndëshkuan me një kundërsulm nga gabimi ynë. Djemtë treguan karakter, treguan që deshën ta fitojnë ndeshjen dhe treguan që jemi skuadër që duam më shumë. Ka qenë pjesë e parë shumë e mirë dhe ka munguar vetëm finalizimi. Jam i kënaqur me pjesën e parë. Angazhimi ka qenë i madhe dhe dëshira ishte për të marrë fitore. Kartonin e kuq nuk e kam parë, do ta shoh. Edhe barazimi në ndeshje të tillë dhe të luftuar është i mirë. Ishte spektakël edhe në tribuna nga të dyja tifozëritë. Sigurisht që fitorja në derbi do të ishte motiv edhe më i madh”, u shpreh Nuhiu.
Drita nuk ka fitore në tri ndeshjet e fundit, ku ka dy humbje dhe një barazim. Me 42 pikë, zë vendin e tretë me gjashtë pikë më pak se Ballkani që është i pari./GazetaEnigma/