“Bie çmimi i derivateve deri në 15 cent në Kosovë”

“Bie çmimi i derivateve deri në 15 cent në Kosovë”

Rritja enorme e çmimeve në Kosovë, në veçanti çmimi për furnizim me derivate, ka ngjallur panik te qytetarët e Kosovës.

Mirëpo, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani njofton se çmimi i naftës do ketë rënie në ditët në vazhdim.

Berjani për Gazetën Enigma ka deklaruar se ka rënë çmimi i naftës në Kosovë, ku edhe në ditët në vijim pritet të ketë edhe më shumë rënie në çmim.

“Ka rënie nga 12 deri në 15 cent, nga nesër pritet të ketë edhe më shumë rënie”, ka thënë Berjani.

Kryetari i kësaj shoqate ka njoftuar se e gjithë kjo ka ndodhur pasi në Berz ka pasur rënie, e kjo ka ndikuar edhe tek ne.

“Derivatet kanë pasur rënie në Berz dhe një gjë e tillë ka reflektuar edhe tek ne”, ka deklaruar Berjani./Gazeta Enigma/

Related Articles