Mbahet takimi i gjashtë për targat, Lajçak: Është koha që të gjendet mirëkuptimi mes palëve

Mbahet takimi i gjashtë për targat, Lajçak: Është koha që të gjendet mirëkuptimi mes palëve

Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për targat janë takuar, këtë të premte, për herë të gjashtë në Bruksel.

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet për të gjetur mirëkuptim për këtë çështje, raporton Gazeta Enigma.

“Ndërkohë, delegacionet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia janë takuar sot në Bruksel për takimin e gjashtë të grupit punues për targat. Ekspertët e BE-së asistuan të dyja delegacionet për të gjetur të gjitha opsionet ekzistuese sikurse edhe implikimet e tyre teknike. Është koha për t’u aktivizuar në mënyrë që të gjendet mirëkuptimi mes palëve”, ka shkruar Lajçak në Twitter./Gazeta Enigma/

Related Articles