Më shumë se 18 milionë njerëz mund të kenë vdekur për shkak të COVID-19, që është tre herë më e lartë se të dhënat zyrtare, thonë studiuesit.
Ekipi në Universitetin e Uashingtonit, ShBA, studioi 191 vende dhe territore për të gjetur atë që ata e quajnë shifrën e vërtetë të vdekjes globale.
Raporti i tyre vjen dy vjet nga dita që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi për herë të parë pandeminë.
Vdekja e tepërt është masa e përdorur për të parë sa më njerëz kanë vdekur në krahasim me vitet e fundit, para se të godiste pandemia.
Disa vdekje ishin drejtpërdrejt nga virusi, ndërsa të tjera ishin të lidhura me infeksionin. Kjo ndodh sepse të kesh koronavirusin mund të intensifikojë gjendje të tjera mjekësore para-ekzistuese, si sëmundjet e zemrës ose të mushkërive.
Duke marrë parasysh këto vdekje, studiuesit vlerësojnë se 18.2 milionë njerëz kanë vdekur për shkak të COVID-19 në dy vitet mes fillimit të 2020 dhe fundit të 2021. Kjo shifër është trefishi i numrit zyrtar të regjistruar, që është 5.9 milionë.
Studiuesit llogaritën shifrat e reja duke kërkuar në disa uebsajte qeveritare, të tilla si Baza e të Dhënave të Vdekshmërisë Botërore, Baza e të Dhënave të Vdekshmërisë Njerëzore dhe Zyra Evropiane e Statistikave, raporton Huffington Post, transmeton Gazeta Enigma.
Normat e vdekjeve të tepërta ka të ngjarë të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike sipas rajonit dhe vendit, thanë ata, por shkalla e përgjithshme globale e llogaritur në studim ishte 120 vdekje për 100,000 njerëz.
“Të kuptuarit e numrit të vërtetë të vdekjeve nga pandemia është jetike për vendimmarrjen efektive të shëndetit publik”, tha autori kryesor, Dr Haidong Wang, nga Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit.
“Hulumtimi i mëtejshëm do të ndihmojë për të zbuluar se sa vdekje u shkaktuan drejtpërdrejt nga COVID-19 dhe sa nga të tillët ndodhën si rezultat indirekt i pandemisë,” tha Dr Wang./Gazeta Enigma/