Një nga gratë shtatzëna që u fotografua duke ikur nga rrënojat e maternitetit të Mariupolit të bombarduar nga Rusia, ka sjellë në jetë një vajzë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Gazeta Enigma, Mariana Vishegirskaya, e veshur me të njëjtat pizhame me pika me të cilat u fotografua teksa po zbriste shkallët e spitalit të shkatërruar, u fotografua të premten e shtrirë në një shtrat spitali duke mbajtur vajzën e saj të porsalindur, Veronika.
Në një foto tjetër, ajo shikon nga shtrati i saj teksa bashkëshorti i saj, Yuri, mban fëmijën e tyre.
Në pamjet nga bombardimi i së mërkurës, blogerja ukrainase, Vishegirskaya ishte lënduar dukshëm, derisa u pa me gjak në fytyrë, por ajo ishte në cak nga një fushatë dezinformimi të Rusisë duke e akuzuar atë për falsifikim të plagëve.
Ambasada ruse në Londër pretendoi në një seri postimesh në Twitter të enjten se Vishegirskaya ishte punësuar si aktore për të inskenuar fotot./Gazeta Enigma/