Një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Graçanicë.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë..
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në venin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./GazetaEnigma/