Pushtimi i agresionit rus ndaj Ukrainës ka hyrë në ditën e 17-të, duke shkatërruar shumë qytete ukrainase e duke vrarë civilë të shumtë nga bombardimet me raketa, shkruan Gazeta Enigma.
Sulmet ruse po vazhdojnë në vendet ku ishte planifikuar evakuimi i civilëve, kanë thënë guvernatorët e të dy rajoneve të Kievit dhe Donetsk.
Orëve të fundit janë publikuar edhe pamje ku shihen tanket ruse duke u sulmuat dhe ushtarët të cilët ikin nëpër ara.