32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID në Kosovë.

Nga 1 mijë e 5 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 973.

Në total numri i rasteve aktive është 748./Gazeta Enigma/

Related Articles