Në komunat veriore të Kosovës janë vendosur grafite pro Rusisë, “Z”, simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.
Veprimet vijnë pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe Serbia ka thënë se është për ruajtjen e integritetit territorial ukrainas, megjithatë nuk ka ndërmarrë veprim kundër Rusisë ashtu siç kanë bërë shtetet në botë.
Serbët në Serbi e kanë kundërshtuar deklaratën e presidentit të tyre edhe me protesta, duke mbështetur agresionin rus.
Zv.ministrja e Jashtme ukrainase të shtunën kritikoi Serbinë si vendi i vetëm që nuk i ka ndaluar fluturimet me Rusinë. Ka thënë se “nuk mundet të përfitojë mbi gjakun e ukrainasve një shtet kandidat për BE”.
KosovaPress nga burime të veta thotë se grafitet në veri të Kosovës janë bërë nga aktivistë të Listës Serbe. Ka siguruar edhe disa fotografi.