Prokurorja e përgjithshme ukrainase, Irina Venediktova, ka bërë të ditur se Rusia i ka vrarë 85 fëmijë ukrainas, prej kur ka filluar agresioni rus në Ukrainë, për saktësisht 17 ditë.
Ajo tha se deri në mëngjesin e 13 marsit, 85 fëmijë janë vrarë si pasojë e agresionit rus.
“Granatimet e qëllimshme dhe brutale të civilëve vazhdojnë. Janë dëmtuar 369 institucione arsimore, 57 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht”,ka shkruar Venediktova në Twitter.
As of the morning of March 13, 85 children had been killed as a result of Russian aggression. Deliberate and brutal shelling of civilians continues. 369 educational institutions were damaged, 57 of which were completely destroyed. #RussianWarCrimes— Iryna Venediktova (@VenediktovaIV) March 13, 2022