Situata e rënduar e Chelseat si duket nuk e ka bërë Tuchelin që të heqë dorë nga skuadra londineze.
Pas sanskioneve të rënda ndaj Abramovich situata është rënduar te “Blutë”.
Gjendja te Chelsea është aq e rënduar saqë udhëtimet e klubit janë në pikëpyetje pasi nuk kanë llogari bankare për të paguar shpenzimet e autobusit.
Tuchel megjithatë tha se nuk do ta lërë klubin dhe do nisen edhe me veturen e tij për ndeshjen tjetër ndaj Lille nëse nuk gjendet zgjidhje.
“Informacioni im i fundit është se ne e kemi një aeroplan për të udhëtuar në Lille, nëse nuk e kemi shkojmë me tren, nëse jo atëherë me bus. Nëse jo, atëherë unë voziti një veturë me shtatë ulëse”, tha ai.