Osimhen pas fitores ndaj Verona: Besoj se Napoli mund ta fitojë Scudetton

Osimhen pas fitores ndaj Verona: Besoj se Napoli mund ta fitojë Scudetton

Sulmuesi i Napoli, Victor Osimhen është shprehur optimist sa i përket garës për titull të kampionit.

Osimhen ishte akteri kryesor në fitoren 1:2 të Napoli në udhëtim kundër Veronas, me dy gola të realizuar.

Pas ndeshjes, nigeriani është shprehur optimist për xhirot e mbetura dhe ka shprehur besimin se Napoli mund ta fitojë garën për ‘Scudetto’.

“Siç them gjithmonë, duhet të vazhdojmë me fitoret. Për të fituar Scudetton, ne duhet të fitojmë secilën ndeshje të mbetur këtë sezon”, ka thënë Osimhen.

“Sot ishte një hap përpara drejt objektivit tonë dhe unë besoj se mund ta bëjmë këtë”, shtoi nigeriani.

Napoli ka tri pikë më pak sesa Milan që është në krye të tabelës, por Inter është në pozitën e tretë me një pikë më pak sesa Napoli dhe dy ndeshje më pak sesa Milan e Napoli.

Related Articles