Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, këtë të diel ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Kuleba në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga biseda me zyrtarin e lartë amerikan.
“Ne koordinuam mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën. Të dy jemi dakord se duhet bërë më shumë për të ndaluar agresionin rus dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj”, ka shkruar Kuleba.
Ai ka falënderuar SHBA-në për qëndrimin e vendosur pranë popullit ukrainas, duke thënë se Ukraina do të fitojë përballë agresionit rus./Gazeta Enigma/