Rrahje mes disa personave më Prizren, pesë prej tyre mbesin të lënduar

Rrahje mes disa personave më Prizren, pesë prej tyre mbesin të lënduar

Një rrahje mes gjashtë personave ka rezultuar me lëndimin e pesë prej tyre në Prizren.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se gjashtë  të dyshuar meshkuj kosovarë,  pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.  Si dëshmi materiale është sekuestruar një shufër metalike. Dy  prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, dy gjenden në arrati, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe më vendim të prokurorit  pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles