Kryebashkiaku i Irpin, Oleksandr Markushyn ka folur për gjendjen e vazhdueshme të qytetit të tij, i cili shtrihet në periferi të kryeqytetit të Kievit dhe ka pësuar bombardime të rënda nga forcat ruse.
Ai tha se përkundër rrezikut, evakuimet po vazhdojnë.
“Unë po merrja pjesë në evakuimin e një kolone prej rreth 100 personash, ishte i vetmi vend i sigurt ku mund të evakuonim njerëzit. Fatkeqësisht këto gjëra po ndodhin gjatë gjithë kohës, ata po qëllojnë civilët”, tha ai.
Ai tha se aktualisht nuk ka ngrohje, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
“Njerëzit fshihen në bodrume, përdorin soba të improvizuara për t’u ngrohur”, u shpreh tutje ai./Gazeta Enigma/