Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka “rrëfyer” për bisedën gati dyorëshe që e kishte me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Barebock.
“Gënjej nëse them që biseda me të ishte e lehtë. Nuk mund të flas për detaje. Ajo i mbron interesat e Gjermanisë unë ato të Serbisë. Nëse do të rrëfeja bisedën me të, mund të shkruaj një libër . Se keni idenë çka kam përjetuar e çka pashë në këtë bisedë. Prandaj nuk guxoj, nuk mundem e nuk është e menqur të jap detaje”, tha Vuçiq për televizionin Pink, pëecjell Gazeta Enigma.
Baerbock i tha Vuçiqit se Serbia duhet ta “konsiderojë” që pas zgjedhjeve më 3 prill, të vendosë sanksione ndaj Rusisë e cila ka nisur sulm ushtarak mbi Ukrainën.
Beogradi, ka refuzuar të rreshtohet me Bashkimin Evropian që ka sanksionuar Moskën zyrtare me 4 paketa të mëdha deri tash.
“Vizita Baerbock në Serbi ka një rëndësi specifike. Kjo për shkak të qëndrimeve “ambigue” që i ka Serbia kundrejt çështjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, thotë Jehona Lushaku-Sadriu, profesore e shkencave politike në UP.
E një porosi që e tha hapur në konferencë me Vuçiqin, e para e diplomacisë së Berlinit ishte mbi pritjet që i ka Gjermania në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
“Na duhet përparim i dukshëm në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe sot ne folëm goxha për këtë temë. Gjermania do që t’i kontribuojë këtij procesi dhe pas zgjedhjeve në Serbi, duam që qeveritë e Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapat e duhur për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, tha Baerbock./Gazeta Enigma/