Një protestuese ka ndërprerë një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus duke tundur një pankartë ku shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën”.
Në pamjet e shpërndara gjerësisht në Rusi, përfshirë në aplikacionin e mediave sociale Telegram, gruaja hyn në kornizën pas prezantueses femër në programin e lajmeve të Channel One Vremya.
“Mos i besoni propagandës, këtu po ju gënjejnë, rusët kundër luftës”, shkruhet në tabelën e saj., përcjell Gazeta Enigma.
Protestuesja, e quajtur Marina Ovsyannikova, thuhet se është punonjëse e këtij televizioni./Gazeta Enigma/