Para pak çastesh janë dërguar në gjykatë 50 personat e arrestuar të hënën në aksionin “Pika”, i realizuar në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.
Seanca dëgjimore është paraparë të fillojë në orën 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Nnë mesin e 50 të arrestuarve janë dy udhëheqësit e pikave kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë si dhe dy oficerë doganorë, të tjerët janë policë kufitarë.
Ky është momenti kur të arrestuarit sillen para gjykatës. / Gazeta Enigma.