Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për rritjen e çmimeve në Kosovë.
Bajrami tha se me rastin e rritjes së çmimeve, qeveria nuk bëri asgjë për ta parandaluar ngritjen e çmimeve apo që ato të mos ndikonin sa po ndikojnë aktualisht në gjendjen financiare të qytetarëve.
“Ju kemi dëgjuar të krekoseni për rritjen ekonomike të vitit 2021. Por nuk mundesh me folë për diçka çka ke fitu, pa tregu çka ke humb”, tha Bajrami.
Ndër të tjera, Bajrami e quajti “pandemic të dytë” ngritjen e çmimeve.
“Ajo çka po ndodhë me çmimet sot është frikësuese. Qeveria jonë nuk bëri asgjë”, tha Bajrami. /Gazeta Enigma/.