Pas deklaratës së liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i’u drejtuar kryeministrit Kurti që ta “lidhë zv/kryeministrin”, imenjëhershëm ishte edhe reagimi i zëvendeskryeminstrit, Besnik Bislimi.
Bislimi tregoi se çka ishte duke biseduar me Kurtin, gjatë fjalimit të Abdixhikut.
“Ajo që ndodhi se kur deputeti po shpjegonte se si ka parashiku dhe di të gjitha zhvillimet, unë i impresionuar e pyeta kryeministrin mos vallë e din se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po an tregon. Sa i përket komentit për lidhje ose zgjidhje, dua të konkludoj se e kuptoj shumë mirë, se bashkëndjej me të, por nuk e ndihmoj dot”, tha Bislimi. /Gazeta Enigma/.