“Panikë” edhe në Gjermani, nxitojnë të blejnë miell dhe vaj

“Panikë” edhe në Gjermani, nxitojnë të blejnë miell dhe vaj

Shoqata e Shitësve Gjermanë të Ushqimit (BVLH) u bëri thirrje të martën konsumatorëve që të mos grumbullojnë produkte ushqimore, veçanërisht miell dhe vaj luledielli.

“Ashtu si në fillim të krizës së koronavirusit, konasumatorët duhet të tregojnë solidaritet dhe të blejnë në sasitë e zakonshme”, tha zëdhënësi i Shoqatës Federale të Grocerëve, Christian Boettcher.

Zinxhirët e shitjeve me pakicë kanë shënuar rritje të blerjeve të vajit të lulediellit dhe miellit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, një nga prodhuesit më të rëndësishëm të këtyre produkteve. Gjermania importon 51 për qind të vajit të lulediellit nga ky vend.

Boettcher tha se nuk ka raportime për probleme me furnizimin me vaj luledielli ose miell. Megjithatë, ai arriti në përfundimin se nëse lufta në Ukrainë vazhdon, mund të ketë ndikim në furnizimin me këto produkte.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Shoqata e Tregtarëve Gjermanë (HDE) sqaroi se lufta në këtë vend nuk do të ndikojë në furnizimin me produkte.

“Gjermania, si Ukraina, është një eksportues i drithërave, mishit dhe produkteve të qumështit”, tha shoqata në një deklaratë.

Related Articles