Me shumë gjasë personave në Danimarkë të lindur pas vitit 2010-të do t’u ndalohen cigaret dhe produktet e nikotinës.
Në këtë vend është propozuar që t’u ndalohet e tyre për këta persona.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke.
“Synimi është parandalimi i gjeneratës së ardhshme daneze që të prekin çdo formë duhani. Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të ndalojmë shitjet për këtë gjeneratë, duke rritur gradualisht moshën që lejohet të blejë”, shkruan Euronews, përcjell Gazeta Enigma.
Sipas ligjit aktual shtetasve danezë nën moshën 18-vjeç u ndalohet blerja e duhanit ose pirja e cigareve elektronike.
Por, sipas kreut të shëndetësisë daneze rreth 31 për qind e njerëzve të moshës 15-29 vjeç ende pinë duhan.
Ai shtoi se duhani është shkaku kryesor i kancerit në vendin nordik, duke shkaktuar 13 mijë e 600 vdekje në vit.