Shërbimi i emergjencës së Ukrainës bën të ditur se që nga fillimi i pushtimit rus të paktën 500 persona janë vrarë në Kharkiv.
Kjo u bë e ditur gjatë një përditësimi të fundit mbi numrin e personave të vrarë në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, që vazhdon të jetë një ndër qytetet më të goditura nga sulmet ruse, shkruan Skynews.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madhi në Ukrainë dhe ka një popullësi prej 1.4 milionë banorë. / Gazeta Enigma.