Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të mërkurën pro projektligjit për arkivat shtetërore, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 81 deputet sa ishin në sallë, “po” këtij projektligji i thanë 63 deputet.
Me këtë rast kryetari i Kuvendit tha se “Komisioni funksional ngarkohen që ta trajtojnë këtë ligj dhe sipas afateve të parapara të na sjellin raportin me rekomandime”.
Po ashtu Kuvendi me 59 vota për ka kaluar edhe projektligjin për Agjensinë e Kosovës për Akreditim. /Gazeta Enigma.