Real Madridi ka dhuruar një milionë euro donacion në kuadër të fushatës “Të gjithë me Ukrainën” për të ndihmuar në zbutjen e nevojave të popullsisë në Ukrainë, pasi vendi i tyre është pushtuar nga Rusia ka njoftuar “AS” të mërkurën.
Fushata “Të gjithë me Ukrainën”, u lansua në fillim të këtij muaji nga fondacioni i klubit. Fondacioni i Real Madridit punon ngushtë me OJQ-të kryesore ndërkombëtare dhe ky donacion i veçantë do të shkojë në mënyrën specifike për Kryqin e Kuq dhe UNHCR-në.
Ai gjithashtu do të kontribuojë në pritjen e refugjatëve në Spanjë, si dhe 13 mijë artikujt e veshjes dhe pajisjeve sportive. Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës para tri javësh, veprim ky që ka tronditur seriozisht botën e futbollit. /GazetaEnigma/