Basha për martesat mes gjinisë së njëjtë: Nuk po them të pajtoheni me ta, por t’ua respektoni të drejtat

Basha për martesat mes gjinisë së njëjtë: Nuk po them të pajtoheni me ta, por t’ua respektoni të drejtat

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ua kujtoi deputetëve tjerë se “është më se e natyrshme nga gjithsecili ta zgjedhin atë që duan ta duan”.

Duke folur për martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, Basha tha se “e si deputetë e kemi obligim me i mbrojte te drejtat e pakicave”.

Basha theksoi se “të drejtat nuk janë çështje dëshirash”.

“iPhonët që i keni nëpër duar, Tim Cook i bënë ata, edhe i udhëheq. Është homoseksual. T’i thuash atij që është i sëmurë, është ofendim. Nuk po them të pajtoheni me ta, por t’ua respektoni të drejtat”, tha Basha.

Ai iu tha deputetëve që në të ardhmen mund të takohen me zyrtarë europianë që janë homoseksualë.

Related Articles