Tenisti ukrainas kthehet në vendlindje për të luftuar kundër forcave ruse

Tenisti ukrainas kthehet në vendlindje për të luftuar kundër forcave ruse

Ylli ukrainas i tenisit, Alexandr Dolgopolov, 33 vjeç, thotë se është kthyer në vendin e tij për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.

“Kjo është shtëpia ime dhe ne do ta mbrojmë atë! Me gjithë njerëzit që qëndruan. Faleminderit dhe respekt të madh për të gjithë njerëzit tanë të famshëm në terren. Shumë respekt dhe jam krenar, sa i bashkuar është vendi, nën një presion të tillë të një diktatori të çmendur”, ka postuar ai në Instagram.

Ai gjithashtu ndau një foto në Twitter të një jeleku antiplumb, një pushkë dhe një helmetë: “Dikur ishin raketa dhe tela, tani kjo”, tha ai.

Dolgopolov, i cili u tërhoq nga tenisi profesionist në vitin 2021, kishte ikur në Turqi me nënën dhe motrën e tij një ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Ai tha se kishte filluar “të praktikojë të shtënat” në Turqi dhe ishte trajnuar nën një ish-ushtar profesionist për rreth një javë.

“Unë nuk jam Rambo brenda një jave, por mjaft rehat me armët dhe mund të godas një objektiv 3 nga 5 herë, nga 25 metra në një mjedis të qetë dhe të praktikuar”, tha ai.

“E vërteta është pas nesh dhe kjo është toka jonë! Unë do të qëndroj në Kiev deri në fitoren tonë por edhe më pas”, shtoi ai.

Related Articles