Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetike

Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetike

Nënkryetarja e Paritsë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe se këtu nuk bëhet fjalë për prestigj por është esenciale.

Ajo ka thënë se hapi i parë për të arritur anëtarësimin në NATO është Partneriteti për Paqe (PfP).

“Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO, jo sepse ne duam të jemi anëtare e ndonjë klubi “VIP”. Këtu nuk bëhet fjalë për prestigj. Është jetike. Kosova duhet të jetë një partner i besueshëm dhe perëndimi duhet të mbajë fundin e negociatave. Ne do të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Partneriteti për Paqe (PfP) është hapi i parë”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një letre ka kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden, që SHBA të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO./Gazeta Enigma/

Related Articles