Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se Kosova renditet e para në rajon për mbështetjen financiare ndaj fermerëve, raporton Gazeta Enigma.
Peci tha se gruri me vite është subvencionuar për 150 euro për hektarë.
Ndërsa sivjet kjo mbështetje është rritur në 474 euro për hektarë, apo më 216 për qind.
“Në Kosovë, gruri me vite është subvencionuar me 150€ për hektarë ndërsa këtë vit do të subvencionohet 474€ për hektarë apo 216% rritje të mbështetjes”./Gazeta Enigma/