Mediat italiane i kanë publikuar disa përgjime të këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila, që ishte arrestuar për trafikim të drogës.
Sipas raportimeve Lila, kujdesej për financat e grupit kriminal italian.
Në përgjimet e publikuara nga autoritetet italiane këngëtarja bisedon me një anëtar të grupit që e strehon në banesën e saj pasi atje është i sigurt dhe nuk preket nga policia.
“Unë nuk kam frikë nga shteti, kam frikë nga hajdutët… mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrollojë, unë tek shteti shkoj çdo ditë.”
Në këtë bisedë ajo këshillonte anëtarët e grupit që të siguronin njerëz të pushtetshëm, në mënyrë që të ishin të paprekshëm.
“Këtu është si në Shqipëri, të duhet një i njohur, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”.
Interpretuesja e hitit “Valeria”, u arrestua një ditë më parë në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës.
Në pranga ranë edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve dhe boksieri Petrit Bardhi, ndërsa katër janë shpallur në kërkim./Gazeta Enigma/