Policia ka pranuar një informacion se një grua është privuar nga liria, e cila kishte qëndruar mbyllur në dhomë së bashku me foshnjën e saj 8-mujashe, në Pejë
Me këtë rast, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka liruar viktimën nga vendi ky ishte mbyllur.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është dërguar tek familja e saj.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur e konfiskuar dy fishekë, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër kosovare me foshnjën e saj tetë muajsh. Viktima është dërguar për tretman mjekësor , dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë është dërguar tek familja e saj. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.